Edhe tashmë kur u mbush një vit nga vdekja e elektricistit Prend Ceca, në thellësitë e maleve të veriut të Shqipërisë, atje në Buxhonin e largët, dhimbja kumbon ndër male.

Teksa familja dhe të afërmit e 34-vjeçarit u mblodhën në një vjetorin e vdekjes së tij, nuk nguruan të kujtonin fakti se shteti s’ka bërë asgjë për familjarin e tyre.

Nëna e Prendit dhe familjaret e tij tregojnë për News24 se ende ata nuk dinë se si humbi jetën në majë të shtyllës djali i tyre, teksa apelojnë për zbardhjen e të vërtetës, duke përcaktuar atë mes një aksidenti në punë shkaktuar nga pakujdesia e vetë elektricistit, apo një gabimi njerëzor.

Mungesa e interesimit, mungesa e një kompensimi ekonomik ndaj familjes me plot vështirësi ekonomike, që vdekja e birit të tyre u këputi shpresat, duke çuar shtëpinë drejt mbylljes së dyerve ka bërë që familjarët të jetojnë mes dhimbjes, por dhe dyshimit që çfarë i ndodhi Prendit.

Një vit më parë Prend Ceca humbi jetën gjatë tentativës për rikthimin e energjisë elektrike në zonën e Fierzës, në Pukës.

34-vjeçari i apasionuar pas linjave, kishte punuar për tre vite pa pagesë në rimontet e linjave, kryesisht në kohen e dimrit, e më pas ai ishte punësuar nga OSHEE, por duke mos ju gëzuar gjatë pasionit të tij, pasi humbi jetën mbi shtyllë, duke mbetur atje për orë të tera.

Por si vdiq 34-vjeçari Prend Ceca? Ra vetë në kontakt me energjinë, apo dikush i dha energji linjës, në kohën, kur elektricisti punonte në shtyllë. Kjo është dilema, për të cilën familja kërkon një sqarim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb