Personi që goditi me shuplakë Presidentin francez, Emmanuel Macron është identifikuar nga policia. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i quajtur Damien T.

Mediat e huaja shkruajë se pasi goditi Mactronin, ai bërtiti: “Montjoie Saint Denis”, një thirrje e vjetër mbretërore lufte.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Damienit, policia gjeti edhe armë, një flamur sovjetik, romane fantashkencë, novela grafike japoneze dhe lojëra simulimi ushtarak.

Në profilin e tij në Instagram, 28-vjeçari shihet i veshur me armatura dhe duke mbajtur shpata.

Sipas burimeve të “Le Parisien”, ai jeton në një botë paralele, të përbërë nga lojëra me kostume dhe simulime betejash mesjetare. Po ashtu ato shtojnë se ai jetonte vetëm me nënën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: