ELBASAN

Policia e Elbasanit ka reaguar pas denoncimit të ish kryeministrit Berisha në rrjetet sociale se një person i armatosur dhe në gjendje të dehur hyri në ambientet e kësaj shkolle dhe terrorizoi nxënësit në shkollën “Ali Agjah”. Lidhur me ngjarjen policia sqaron se është njoftuar nga drejtuesit e shkollës se në oborr hyri një person i panjohur, rreth 50 vjeç, të cilit iu kërkua të dilte menjëherë nga ambjentet e shkollës.

“Policia ka marrë pamjet filmike të shkollës, e nga kqyrja nuk është konstatuar që personi të ketë kryer veprime të pahijshme apo të kundraligjshme ndaj mësuesve apo fëmijeve të shkollës, apo te kishte në duar sende të kundraligjshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i Plotë:

Në lidhje me statusin e pubikuar në rrjetin social facebook nga ish-deputeti Berisha, se në shkollën “Ali Agjah”, Elbasan, një person i armatosur dhe në gjendje të dehur hyri në ambientet e kësaj shkolle dhe terrorizoi nxënësit, e Policia e fshehu ngjarjen, sqarojmë se:

Më datë 12.04.2019, rreth orës 10:50, tek shkolla “Ali Gjah” Elbasan, Policia u njoftua nga drejtuesit e shkolles se në oborr hyri një person i panjohur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime policore shkuan dhe morën takim me drejtuesit e shkollës dhe mësuesin, i cili kishte kontaktuar me personin që kishte hyrë në ambientet e shkollës.

Drejtuesit e shkollës sqaruan se rreth orës 10:50, mësuesi i përgatitjes fizike konstatoi në oborrin e shkollës një person rreth 50 vjeç, të cilit iu kërkua të dilte dhe pas kësaj ai doli jashtë ambieteve të shkollës.

Policia ka marrë pamjet filmike të shkollës, e nga kqyrja nuk është konstatuar që personi të ketë kryer veprime të pahijshme apo të kundraligjshme ndaj mësuesve apo fëmijeve të shkollës, apo te kishte në duar sende të kundraligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb