DVP Elbasan/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me murin rrethues të një banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar shtetasit:

-K. K., 25 vjeç, banues në Elbasan. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 11.05.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin R. H., i cili është arrestuar më datë 09.05.2023, kanë tentuar të vjedhin në një servis automjetesh;

-A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash;

-A. J., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Elbasan dhe Peqin kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. P., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe M. Ç., 66 vjeç, banues në Peqin, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb