TIRANE- ‘BalkanWeb’ zbulon rolin e Dash Kupës tek banda e grabitësve, i cili u arrestua sot në lidhje me dy grabitjet e ndodhura, më 3 dhjetor të 2015-ës dhe 9 shkurt të këtij viti.

41-vjeçari dyshohet se bënte koordinimin e grupit që kryente grabitjet dhe informatorët, shkruan ‘BalkanWeb’. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Dash Kupa rezulton i dënuar më parë në Greqi, për vjedhje.

Në sajë të operacionit “Patriot”, u bë e mundur kapja sot në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, të shtetasit të shpallur në kërkim Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e
Rinasit. Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: