TIRANE- Arbion Aliko një prej të arrestuarve në kuadër të superaksionit të policisë në 2014-ën në Lazarat hedh akuza të rënda në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda, siç raporton gazetarja Klodjana Lala për “BalkanWeb” Aliko ka shenjëstruar ish-ministrin dhe policinë se kanë nxjerrë tonelata me drogë nga Lazarati dhe e kanë shitur tek trafikantët.

“Policia e Shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati në 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”,- u shpreh i riu siç mëson “BalkanWeb”.

Aliko sëbashku me Gurgaz Skënderin, Erik Skënderin, Beqo Brahimin dhe Alfred Prokon po gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa akuza të ngritura asokohe bashkë me kreun e grupit Gate Mahumtaj.

Ndërsa Gatja u dënua se pranoi gjykim të shkurtur, Aliko vazhdoi betejën në gjykim të zaknoshëm dhe pritet që pas pak minutash të njihet edhe me vendimin e gjykatës pëe rë.

vijon

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb