ITALI – Fund i lumtur për 23-vjecaren pakistaneze, e cila e detyruar nga familja largohet nga shkolla në Itali dhe kthehet në vendin e lindjes. Ministri i jashtëm italian Enzo Moavero Milanesi konfirmoi për mediat italiane se vajza e re është duke u kthyer në Itali.

“Rezultat pozitiv, i cili i dha fund një shkeljeje serioze të të drejtave themelore të vajzave të reja” – ka thënë ministri i ashtëm italian. 23-vjeçarja Menoona Safdar i kishte nisur një letër shkollës ku studionte ku i kërkonte ndihmë të kthehej në Itali.

“Ju lutem më ndihmoni, e ardhmja ime është në Itali. Familja më mori të gjitha dokumentet dhe më lanë këtu. Babai im më pengoi të përfundoja vitin e katërt të gjimnazit”- shkruhej në letër.

Letra në fjalë padyshim që preku shumë zemra, ndërsa Prefektura e Monzës u interesua në Ministrinë e Jashtme, për ngjarjen në fjalë. Ndërkohë në vitin 2017 familja, me pretendimin se do të vizitonin Pakistanin, i fshehën asaj dokumentet dhe kërkuan që ajo të pranonte burrin që i kishin gjetur.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb