Në një takim me 100 të rinj online, këngëtarja Anxhela Peristeri ka shprehur mbështetje për punën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, duke u shprehur se si banore e Tiranës ndryshimet i ka parë personalisht.

“Vitet e fundit kam parë edhe unë ndryshimet që janë bërë në Tiranë. Jam fokusuar te ndryshimet e bera në fushën e artit më shumë, duke qenë se jam artiste. Kjo sallë e Liceut Artistik ku unë kam studiuar nuk ka qenë kështu. Nuk kemi qenë në kushte kaq komode. Të përgëzoj,” tha Peristeri.

Anxhela Peristeri shprehu mirënjohje ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës edhe për projekte të tjera në art dhe fusha të tjera.

“Teatri i Operas është bërë një mrekulli. Por përveç investimeve në fushën e artit, unë nuk do lija pa përmendur projekte të tjera që i kam parë me sytë e mi si Kalaja e Tiranës apo Parku i Liqenit ku unë shkoj,” u shpreh këngëtarja.

Peristeri nuk i kurseu fjalët mbështetëse.

“Ke bërë një punë të mrekullueshme me Tiranën dhe unë do të të mbështes gjithmonë.”

Peristeri shtoi se ishte bërë punë edhe në mbështetje të të rinjve.

Në takimin lidhur me problematikat dhe pritshmëritë e të rinjve, vetë Veliaj u shpreh i kënaqur që shumë prej tyre kishin treguar pjekuri dhe solidaritet gjatë dy krizave të fundit me të cilat është përballur qyteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb