Policia e Kosovës ka arrestuar mjekun popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, pas disa orë bastisjeje në shtëpinë e tij në Prizren.

Gjatë arrestimit, Burdushi i kërkoi Policisë të mos e lidhin, por policët nuk e përfillën kërkesën e tij.

Në pamjet që publikoi Gazeta Express gjatë arrestimit, Burdushi dëgjohet duke i thënë policisë “keni mundur mos të më lidhni, dhe të më ftoni në mënyrë ligjore”.

Burdushi 1
Burdushi 1

Veprimtaritë e shumta të jashtëligjshme të Burdushit mund t’i kushtojnë të paktën me 12 vjet burg
Veprimi i paparashikueshëm i Policisë dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit, sot brenda shtëpisë së Burdushit, rezultoi me gjetjen e armëve, plumbave, parave, CD-ve, telefonave mobilë dhe vulave.
Iu sekuestruan edhe tri makina.

Përveç dyshimeve fillestare se Burdushi shmanget nga tatimet e shtetit dhe mashtron njerëz, disa orë kontroll i krijuan Prokurorisë terrenin që ai të hetohet edhe për dy vepra të tjera, “armëmbajtje pa leje” dhe “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”.

Burdhushi 2
Burdhushi 2

Adresa e mijëra personave, që për zgjidhjen e problemeve të ndryshme i trokisnin në derë, Hysri Peqani apo siç njihet në popull Burdushi, akuzohet për katër veprimtari të jashtëligjshme, të cilat sipas kodit penal të Republikës së Kosovës mund t’i kushtojnë të paktën me 12 vjet burgim.

Burdushi është një nga njerëzit më të famshëm në Kosovë, për të cilin thuhej se bënte magji të forta që kishin ndikim në jetën e qindra mijëra njerëzve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb