Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, së fundmi i është bashkuar peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple.

E publikuar fillimisht nga një faqe në rrjetin social Instagram, Balkanism, tashmë artistë të ndryshëm janë duke shpërndarë të njëjtën.

Veprim të tillë edhe ka bërë edhe bukuroshja bione, e cila përmes po të njëjtit rrjet social ka bërë thirrje që të vendoset Kosova në hartë.

Ritaora 110044669 681431065778013 1659519143196277858 N
Ritaora 110044669 681431065778013 1659519143196277858 N

“Vendoseni Kosovën në hartë”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e publikuar.

Gjatë ditës së sotme (e diel) edhe Gjiko, Melinda, Morena Taraku, Ardian Bujupi e shumë figura të tjera të njohura postuan po të njëjtën fotografi, duke pritur përgjigje nga kompania.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: