Marrëdhënia mes Mauro Icardit dhe Wanda Naras po prek fundin. Dyshja e njohur prej vitesh në botën e showbizit dhe të sportit po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare, pas një viti mjaft të vështirë, ku ka patur akuza dhe skandale të ndryshme me bazë tradhtinë.

Siç dihet, gjatë gjithë kësaj kohe, bukuroshja Wanda ka qenë agjente e futbollistit argjentinas, duke e drejtuar atë për çdo lëvizje. Nara është shprehur se në aspektin profesional gjithçka e ka kryer me korrektësi dhe i ka siguruar Mauritos kontratat më të mira të mundshme.

“Unë jam përfaqësuesja e vetme e Mauro Icardit. Detyra ime është të siguroj kontrata sa më të leverdisshme për Mauron dhe në transferimin e fundit te Galatasaray, kam negociuar e vetme. Jam e kënaqur me punën që kam bërë, pasi sot Mauro ka një pagë më të lartë se më shumë se gjysma e futbollistëve të kombëtares së Argjentinës. Bëj gjithçka për të, përveç se të vesh këpucët dhe të zbres në fushë”, tha Wanda.

Wanda

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: