Gazetari Elidon Ndreka, ka raportuar për “BalkanWeb” detaje të reja nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rakip Roli.

Sipas gazetarit, dyshohet se 2 persona kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar mbi makinën tip “Audi Q 7” me të cilën udhëtonte autori. Si pasojë e plumbave të shumtë, Roli ka humbur fillimisht drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një makinë tjetër, tip “Benz” e më pas, ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Dy të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit janë babë e bir, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend. Sipas raportimeve, pista që po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e qytetit të Laçit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb