David Beckham është vënë në ‘shënjestër” nga fansat që po tallen me të pasi bëri një urim për Mbretëreshën lidhur me fundjavën jubilare. Shumë persona janë tallur duke shkruar se ai ishte ende duke u përpjekur për titullin e tij prej ‘kalorësi’. Një titull kalorësi është një titull që i jepet dikujt për arritjet e tij ose shërbimin ndaj vendit të tij. Një burrë të cilit i është dhënë titulli kalorës mund të vendosë “Zotëri” përpara emrit të tij.

Ish-futbollistit, i cili ishte në garë për titullin në vitin 2014 kur u akuzua nga ‘Autoriteti i Taksave dhe Pagesave’ në Britani për mosdeklarim pasurie, thuhet se më në fund i është dhënë drita jeshile pasi rezultoi pa probleme.

Dhe pas lajmit, fansat e Davidit bënë shaka se ai po i bën qejfin Mbretëreshës duke ndarë një urim madhështor për mbretërimin e saj 70-vjeçar në një postim në Instagram. David ndau një seri fotografish në faqen e tij, duke përfshirë një të tijën me Mbretëreshën në ‘Çmimet e Liderëve të Rinj’ në vitin 2016.


Ai postoi gjithashtu fotografi të Mbretëreshës nga momente të ndryshme të jetës së saj dhe shkroi: “Sot, ne festojmë Jubileun Platinum të Mbretëreshës sonë. 70 vjet shërbim dhe udhëheqje frymëzuese e vendit tonë. Le të mblidhemi dhe të përkujtojmë mbretërimin e saj të jashtëzakonshëm me një festë të madhe britanike ditët e ardhshme.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb