TIRANE
A do t’i tregonit shoqes apo shokut tuaj që partneri e tradhton? Kjo pyetje u ngrit në emisionin e djeshëm ‘Goca dhe Gra’.

Teksa moderatoret po jepnin mendimet e tyre, Armina Mevlani zbuloi se ka pasur dy raste konkrete, ku janë prekur dy mikeshat e saj.

Ajo rrëfen se nuk ka mundur t’jua thotë të vërtetën, por një tjetër mikeshë e rrethit shoqëror e bëri dhe kështu ka shkaktuar probleme në miqësinë mes tyre!

“Kam pasur dy raste konkrete, dhe nuk kam shkuar t’ia them. Dy herë në raste flagrante! Nuk ia kam thënë unë, por një shoqe tjetër e bëri.

Sigurisht që shoqes më të ngushtë do t’ia thoja edhe unë! Vajza tjetër që shkoi ia tha sot e kësaj dite ka shumë probleme në marrëdhëniet shoqërore me atë person sepse jo vetëm kaq, po shkoi i tha që është gënjeshtër sepse ti do të më ndash nga i dashuri! Sepse ajo shkoi në shtëpi dhe ai i bëri lavazh truri!”, u shpreh blogerja e njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: