Bayern Munchen luan sot pasdite ndaj Leverkusen, ndërsa trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann nuk heziton të flasë për një temë e cila e shqetëson shumë. Nagelsmann dyshon se brenda grupit ose përreth ka spiunë, të cilët nxjerrin informacione.

“Spiunët janë një specie e bezdisshme, sa herë shëtis nëpër qytet shoh shumë të tillë. Është e vështirë të lirohesh prej tyre. Nuk e kuptoj se çfarë përfiton personi që transmeton informacione të tilla.

Gjithsesi, për mua e rëndësishme është të shoh veten në pasqyrë dhe të trajtoj mirë lojtarët dhe stafin tim. Shpresoj që këta personat që flasin dhe nxjerrin informacione të mos e shohin dot veten në pasqyrë”,- tha Nagelsmann.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: