Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi ka pësuar dy ifarkte gjatë kohës që po bënte prova në skenë për koncertin e krishtlindjeve.

Sipas mediave italiane këngëtari u ndje keq gjatë provave dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kururgjikale e cila zgjati plot 3 orë. Operacioni fatmirësisht përfundoi me sukses.

“Krizën e parë e ndjeva rreth orës 18:00, më pas një tjetër rreth orës 20:00. Më dërguan në spital ku edhe u operova. Tani jam mirë”, – është shprehur këngëtari italian.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: