PESHKOPI- Vijon të jetë e rënduar gjendja psikologjike e 26-vjeçarit nga Peshkopia që vrau dje nënën dhe babain. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se i riu, aktualisht në paraburgimin e komisariatit të Dibrës, ndodhet në gjendje shoku, ndërsa bën veprime të pakontrolluara dhe i bie murit me kokë. Po ashtu ‘BW’ ka mësuar edhe lëvizjet e Qemal Selës dje pak para se të vriste Flamur dhe Zeqimete Selën.

Mësohet se i riu ishte duke bërë një xhiro bashkë me vëllain e tij në bulevardin e qytetit, ndërsa papritur i ka lindur dëshira të shkojë në shtëpi. Bazuar edhe tek rrëfimi i dëshmitarëve, disa pushues nga Kosova, që ishin strehuar në hotelin e tij në lagjen e “Llixhave”, i riu kishte hyrë me shpejtësi në banesë dhe pas 5 minutash kishin dëgjuar breshëri plumbash. Ishin pikërisht fqinjët që njoftuan policinë.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të caktohet edhe masa e sigurisë për 26-vjeçarin, i cili thuhet se vuan nga depresioni. Kujtojmë se dje ai dha një dëshmi tronditëse, ndërsa i mëshonte faktit se nuk kishte vrarë prindërit, por dy grabitës. “Nuk janë prindërit e mi ata, janë dy grabitës. Nënën time e njoh nga dhëmbët. Babai emrin e ka Flamur, por nuk është ai”, u shpreh dje Qemal Sela.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb