FIER

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 30-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se sipas policisë Klaudio Çobaj e ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij në trup. 50-vjeçarja Donika Çobaj ka marrë plagë në të gjithë trupin, pasi i biri e ka qëlluar me thikë në qafë, bark, kofshë.

Ajo është transportuar në spitalin e Fierit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, teksa policia ka arrestuar pas disa minutash autorin, i cili ka tentuar të arratiset.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb