Babai i reperit Mad Clip ka folur për herë të parë pas vdekjes së të birit gjatë një aksident në Athinë të Greqisë. Dimitris Anastasopulos thotë se e di çfarë ka ndodhur atë mbrëmje, por s’mund të flasë tani.

Ai pretendon se Policia greke nuk e ka informuar për asgjë edhe për faktin nëse janë gjetur objekte sërish apo jo.

“Une nuk di asgje. Nuk jam njoftuar nga policia, edhe pse e kam bërë denoncimin. Nuk kam përgjigje. Unë e kuptoj atë që ndodhi natën e vdekjes, por nuk mund ta them tani. Unë e di atë. Nuk jam i informuar nga Policia Greke për kryqin dhe celularin. Nuk e di pse nuk jam informuar. Dhe paradoksi është se një makinë tashmë e kontrolluar në një kontroll të plotë policor që ishte bërë dhe më ishte siguruar nga oficeri i policisë që ka marrë përsipër çështjen atje, a u gjetën objektet përsëri? ” – tha babai i reperit.

Mad Clip vdiq mbrëmjen e 2 shtatorit në Athinë pasi po kthehej nga dasma e një mikut të tij. Aty kishte kënduar edhe me artisten me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Duke vozitur me “Porschen” e tij ai po ndiqej nga Policia dhe kaloi 4 semaforë më të kuq ndërkohë teksa po merrte një kthesë doli nga rruga dhe u përplas për të gjetur vdekjes. Disa hodhën pistën e një makine tjetër të përfshirë teksa nga hetimet ka dalë se ka pasur gropa me ujë në rrugë që i kanë shkaktuar ç’ekuilibrimin automjetit që rezultonte në gjendje shumë të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb