TIRANE

Mediat turke dhe shqiptare ditën e sotme publikuan lajmin se Efehan, djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan, iu nënshtruar një operacioni të gjatë në kokë, si pasojë e një kisti të krijuar.

Siç u raportua, prindërit e rinj kanë qenë shumë të tronditur gjatë ditës së djeshme gjatë kohës që prisnin deri në fund operacionin. Për fat të mirë, cdo gjë është në rregull dhe vogëlushi ndodhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mesazhe të panumërt kanë shkuar në adresë të Almedës për këtë situatë, ndaj edhe ish-Miss Shqipëria ka dërguar një mesazh falënderimi për të gjithë ndjekësit e saj, si edhe ka lajmëruar gjendjen e të birit pas operacionit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Almeda ka postuar fillimisht një status në turqisht, përmes të cilit falenderoi të gjithë miqtë virtualë.Dhe pas tij, ka postuar edhe një status në shqip ku shkruan:

“Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguat për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Jua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajt të gjithë fëmijët kudo që janë.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: