“Ne duam drejtësi. Erdhëm në Torino për të nisur një jetë të re, e sot kisha një takim për t’u zhvendosur në një shtëpi tjetër, sepse asgjë nuk funksiononte atje. Vazhdimisht nuhasnim erën e gazit”.

Kështu është shprehur për mediat italiane babai i 4-vjeçarit shqiptar që gjeti vdekjen pas shpërthimit të apartamentit ku qëndronte me nënë në Torino. Genci Tila, ka dalë këtë mëngjes nga spitali ku po kurohej. Mëngjesin e djeshëm, ai qëndronte i dëshpëruar jashtë ndërtesës dykatëshe të shkatërruar nga shpërthimi, e ishte në pritje që zjarrfikësit të nxirrnin Aronin nga rrënojat.

Gjatë ditës, Genci, e familjarët e tij do të vizitojnë në spital të shoqen, Nertilën, që ka pësuar plagë të shumta nga shembja e ndërtesës. Prokurori që po trajton këtë çështje ka treguar për mediat të gjitha skenarët e ngjarjes së dhimbshme.
“Genci ka nuhatur aromën e gazit, por nuk shpërtheu bombola e tyre, por e katit më poshtë”, tha Prokurori.

Një kushëri i çiftit ka treguar më tepër detaje për jetesën e tyre.
“Ata erdhën nga Napoli për në Torino për të nisur një jetë të re. Babai i Aronit punonte në një kompani si punëtorë, dje ishte dita e parë. Për fat të mirë, dy fëmijët e tjerë nuk ishin me ta, pasi tragjedia do të ishte më e madhe”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb