TIRANË

Nuk ka qenë e lehtë për prindërit e Gazmend Mustës nga Mallakastra të ishin sot në një rrëfim në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 pasi djali i tyre vrau më 2 janar gruan dhe kunatën e tij Gentiana dhe Merisa Caushaj.

Ata kanë kërkuar ndihmë për të marrë kujdestarinë e nipit dhe mbesës që aktualisht ndodhen në fshatin SOS megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë kujdestarinë dajës së tyre.

Prindërit e autorit pranuan se kanë përgjegjësi morale për krimin e rëndë, por mohuan se çifti kishte pasur probleme dhe se djali i tyre kishte qenë i dhunshëm. Ata thanë se të dy shkonin shumë mirë dhe se i kanë mbajtur nipërit me të gjitha të mirat.

Jo pak prekës ishte rrëfimi i nënës, cila gjatë gjithë kohës ka qenë me lot në sy ashtu si i shoqi. Ajo tha se më mirë të kishte vdekur se të përjetonte atë çfarë ndodhi.
“Më mirë të kisha vdekur se të isha gjallë e të shihja atë çfarë ndodhi. Më beso me zemër, në radhë të parë për nusen, për fëmijët, familjen e saj dhe për familjen e djalit, që më prisnin me gëzim dhe tani i është vënë kyçi.
Kemi 6 fëmijë, 4 djem e dy vajza. Para dy fëmijëve të djalit nuk vë kurrë 6 fëmijët e mi. Ma thotë zemra, ma thotë gjaku. Të pyetet i gjithë opinioni si i kemi mbajtur ne ata dy fëmijë. Ishin dy fëmijët e kurorës së parë dhe i kemi pritur kështu, sikur vetëm ne kishim fëmijë”, ka thënë gjyshja e fëmijëve.

Ata kanë kërkuar kujdestarinë e tyre, duke deklaruar se i përmbushin të gjitha kushtet dhe se kanë të ardhura për t’iu përgjigjur për çdo gjë fëmijëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb