Romelu Lukaku ka vetëm një dëshirë, kërkon me çdo kusht të rikthehet tek Inter, pret ma padurim ti realizohet kjo dëshirë, madje ka vendosur kontakte me drejtuesit zikaltër për të kuptuar nëse kjo është e mundur. Lukaku mbylli një sezon të dështuar në çdo aspekt te Chelsea, marrëdhënia e tij me trajnerin Tuchel është shumë e ftohtë, detaje këto që e shtyjnë gjithnjë e më shumë të largohet.

Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled
Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled

Pavarësisht dëshirës së lojtarit kjo nuk është aspak një tratative e lehtë pasi Chelsea shpenzoi 113 milionë euro për ta marrë nga Inter, nuk mund të lënë të lirë pa marrë fillimisht një shumë të majme. Inter nga ana tjetër ka vetëm një mënyrë për të rikthyer Lukakun në Milano, ta marrë në formë huazimi, por mbetet për tu parë nëse Chelsea do ta pranojë diçka të tillë.

Lukaku
Lukaku

Në këto negociata nuk pritet të marrë pjesë Pastorello, agjenti që e ka ndjekur prej kohësh, pasi mes tij dhe sulmuesit belg ka pasur një krisje të madhe, madje edhe publike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: