Robert Lewandowski po kthehet në shqetësim në shtëpinë e Bayern Munich në këtë fund sezoni. Sulmuesi polak po joshet shumë nga ideja për të nisur një aventurë të re larg Gjermanisë, në një kohë kur Barcelona po shton presionin çdo ditë e më shumë teksa e kanë vendosur në qendër të projektit duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare.

2020 10 25 Lewandowski 1e8irghh74pa91osk3zaay4b70
2020 10 25 Lewandowski 1e8irghh74pa91osk3zaay4b70

Pavarësisht këtij fakti, Bayern nuk ka ndërmend ta lë të lirë, pas Oliver Khan edhe trajneri Julian Nagelsmann i kujton kontratën: “Lewandowski ka një kontratë dhe do të vijojë të jetë me ne”, u shpreh trajneri i Bayern Munich.

Leva
Leva

Leva ka një kontratë me Bayern deri në 2023, këtë merkato vere është mundësia e fundit për ta shitur, në të kundërt rrezikojnë ta humbasin falas. Ky është një detaj që Bayern e ka të qartë, por momentin nuk kanë ndërmend të dëgjojnë ofertat që vijnë për “bomberin” e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb