FIER- Një i ri nga Tirana që po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka vendosur t’i japë fund beqarisë. 25-vjeçari Kristi K. është martuar tre ditë më parë në ambientet e burgut.

I riu është dënuar me tre vite e tre muaj burg për vjedhje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas një lajmi të publikuar në media, ky fakt konfirmohet nga burgu dhe Gjendja Civile.

Për të celebruar martesën, vajza që tashmë u bë bashkëshortja e tij, shkoi në ambuetnet e burgut të Fierit, së bashki me tre punonjës të gjendjes civile në Bashkinë e këtij qyteti.
Pas ceremonisë, çifti i sapomartuar ka shpërndarë ëmbëlsira.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: