Një i burgosur është arrestuar paraditen e sotme në Tiranë, pasi i shpëtoi policisë. Policia bën me dije se është shtetasi Ferit Xhani (Luzi).

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin Ferit Xhani (Luzi), 33 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 11 muaj burgim, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit A. Xh., 25 vjeç dhe O. O., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– E. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetases O. L. dhe disa pajisje në një hotel, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

– B. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht një të mitur 17-vjeçar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin në një market.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– Y. K., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

– G. N., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar. –

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kontrollor në një linjë autobusi, pasi në rrugën “Teodor Keko”, në autobusin e linjës, është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me grusht, shtetasin E. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: