Pret hekurat, zbret me çarçafë të lidhur dhe arratiset me ndihmën e bashkëpunëtorëve që e prisnin jashtë burgut. Një arratisje si në filma në natën e Vitit të Ri në Vercelli, në Veri të Italiasë. I arratisur – sipas asaj që ka mësuar Ansa – një i burgosur shqiptar. Burri ka zbritur me disa çarçafë nga kati i katërt, pasi ka sharruar hekurat, ndërsa jashtë e prisnin bashkëpunëtorët, të cilët hapën me forcë portën.

Shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua, kishte thyer krahun teksa zbriste me çarçafë. Për hetimet është ngarkuar Skuadra Lëvizëse e Komisariatit të Policisë Vercelli. Sipas asaj që mësohet, personi në arrati është një grabitës i rrezikshëm, i akuzuar për grabitje me dhunë në vila. Janë vendosur pika kontrolli në të gjithë Piemonten nga policia italiane.

“Ka vite që nuk ka survejim të jashtëm sepse muri i burgut është i papërdorshëm”, tha Nicandro Silvestri, komandant i policisë së burgjeve të Vercellit, i kontaktuar me telefon nga Ansa për arratisjen e të burgosurit gjatë natës. “Tani po kthehem në burg”, shton Silvestri, duke u kufizuar në konfirmimin e arratisjes së të arrestuarit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb