Leeds United i jep fund ecurisë perfekte të Man.City, këtë e bëjnë në një ndeshje të çmendur ku me një lojtarë më pak dhe me dy goditje në kuadrat thyejnë qytetarët e Pep Guardiola. Në “Etihad”, spanjolli kishte bërë një rotacion të madh, kjo e kushtëzuar shumë nga Champions League në mesjavë, shpërdoruan po aq shumë, 29 goditje. Në minutën e 43-të, Leeds kaloi në avantazh me Dalls, por nuk kishin kohë për të festuar pasi në limitet e pjesës së parë Cooper u ndëshkua me karton të kuq duke lënë miqtë me një lojtarë më pak në fushën e lojës.

Epilogu nuk ndryshojë as me fillimin e pjesës së dytë, City kishte kontrollin total të lojës, shpërdoruan pa fund deri në minutën e 76-të ku Ferran Torres vendosi baraspeshën në 1-1. Atëherë kur të gjithë prisnin që City të përmbyste rezultatin, në minutën e 91-të, në goditjen e dytë në kuadrat, Dallas realizoi sërish duke sigluar shifrat në 1-2. Buzëqeshin United dhe të gjithë ndjekësit, kjo humbje i jep sado pak shpresë për të mbajtur të ndezur garën për titull.
(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb