PEQIN – Një 58-vjeçare nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se i ka dërguar djalit të saj në burg ushqime, por edhe hashash. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit dje bënë me dije se shtetasja me inicialet F.F. ka shkuar të takojë si zakonisht të birin 25-vjeçar, Drini Xhelo në burgun e Peqinit. Kësaj here, ajo bashkë me ushqimet i ka dërguar edhe pak drogë të llojit kanabis sativa. 58-vjeçarja është larguar më pas nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Peqin, ndërsa policia gjatë kontrollit të çantës me ushqime ka konstatuar edhe sasinë e lëndës narkotike. Edhe pse në burg për vepra të ndryshme penale, policia e ka riarrestuar 25-vjeçarin, një procedurë
kjo për të zbardhur ngjarjen në fjalë. Policia e Elbasanit, në njoftimin zyrtar thotë se është duke punuar për të kapur nënën e të dënuarit, Drino Xhelo. Mësohet se i riu është arrestuar gjashtë herë për grabitje me armë, tregtim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, Xhelo është prangosur për herë të parë në vitin 2007 (ishte 19
vjeç) për vjedhjen e një dyqani në rrugën “Kostaq Cipo”, në Tiranë i cili tregtonte artikuj ushqimorë. Në vitin 2009 është arrestuar po për vjedhje. Gjithashtu, dhe në vitin 2010 për tentativë vjedhjeje. Më 5 prill të vitit të kaluar për grabitjen e një supermarketi.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: