Goce Sedloski nuk është më trajner i Shkupit. Klubi i njohur ka bërë të ditur se tekniku ka dhënë dorëheqjen, duke e falënderuar më pas atë për kontributin e dhënë.

48 vjeçari bëri mirë në pankinën e shkupjanëve, ku iu dha titullin kampion pas shumë vitesh mungesë.48 vjeçari numëron 53 ndeshje në stolin e këtij ekipi, me skuadrën që mori 1.89 pikë për ndeshje.

“Skuadra jonë F.C SHKUPI njofton se ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Goce Sedlloski. Klubi ynë e falenderon atë për kontributin që pas 21 viteve arritëm të shpallemi kampion, si dhe i uron shum fat në sfidat e radhës” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: