Gareth Bale i çuditi të gjithë pak ditë më parë kur zgjodhi që të vazhdojë karrierën e tij në MLS amerikane. Sulmuesi nga Wales firmosi me Los Angeles, pas divorcit me Real Madrid.

Bale ka thënë edhe fjalët e para si futbollisti i kësaj skuadre. “Ky është vendi i duhur për mua dhe familjen time. Kjo është koha e duhur në karrierën time. Mezi pres të filloj të punoj me ekipin dhe të përgatitem për të fituar  shumë trofe në Los Angeles” – tha ai.

Los Angeles renditet në vendin e gjashtë në kampionat, ku pas 15 ndeshjesh ka grumbulluar 24 pikë. Synimi është një vend në katër pozicionet e para.

Gg
Gg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb