ITALI – “Miss Italia 2018” rrezikon titullin. Vetëm pak ditë pasi mori titullin si më e bukura në Itali mediat kanë publikuar disa foto nudo të saj. Gëzimi i  Carlotta Maggiorana zgjati shumë pak. Carlotta ka pasur një jetë të vështirë. Në moshën 16-vjeçare  humbi babanë e saj. Sot 10 vjet më vonë  ajo mban kurorën e më të bukurës në Itali. Kanë qenë burri i saj Emiliano me të cilin u martua vitin e shkuar dhe mamaja që e regjistruan në konkursin e bukurisë.

Pavarësisht gëzimit për këtë triumf, duket se pas gjithë këtij suksesi duket se gjërat nuk po shkojnë mirë për Carlottan, së cilës prestigjozja “Oggi” i ka zbuluar disa foto nudo të cilat nuk janë në përputhje me rregulloren e konkursit.

Në kontratën e “Miss Italia”,thuhet se pjesëmarrëset nuk duhet të kenë pozuar ndonjëherë nudo me dëshirën e tyre. Fotot kanë të bëjnë me një prapaskenë të disa xhirimeve në vitin 2015, ku missi është mbuluar vetëm me flokët e saj dhe disa gjethe palme. Carlotta Maggiorana kishte fituar titullin e Miss Grand Prix 2009 dhe kishte pozuar për kalendarin me foto seksi të konkursit. Pritet vendimi se çdo të ndodh me tituli e saj.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb