Nga Pamela Aliaj
Fakti se shumë njerëz kërkojnë të bëjnë ndërhyrje në pamjen e tyre të jashtme nuk përbën më ndonjë risi dhe as nuk është diçka që e diskutojmë për herë të parë. Por fakti se një ‘sëmundje’ e tillë është tepër e përhapur këtë dekadën e fundit, përbën një problem të thellë në shoqërinë tonë.

Shembulli që ne marrim në jetën tonë të përditshme, të paktën shumica prej nesh, janë personazhet e njohur, të ashtuquajturit persona VIP. Ky ‘model’ i yni merret jo vetëm në veshje dhe në stilin që ata kanë, por, gjithashtu, edhe në pamjen e tyre.

Ana Lika
Ana Lika

Nuk mund të themi se janë të pakta tendencat e tyre për t’u deformuar, një mundësi e artë kjo për kirurgët plastikë në vend. Tendenca e cila është bërë virale në gjithë botën nuk kishte se si të mos përfshinte edhe vendin tonë të vogël. Janë vetë VIP-at tanë ata që nuk mundën t’i rezistojnë tundimit të injektimit të gjilpërës në buzë, të ashtuquajturën lipfiller, apo në mollëza apo edhe në sy, pa harruar zvogëlimin e hundës dhe heqjen totale të rrudhave duke bërë ‘ngrirjen’ e lëkurës. Pra me pak fjalë, duke përjashtuar rastet kur një ndërhyrje në fytyrë ka qenë e nevojshme edhe nga ana estetike, të tjerat mund të themi pa pikë dyshimi se i kanë kthyer VIP-at tanë në kopje të njëri-tjetrit duke pasur frikë t’i identifikojmë. Duke qenë se fryrjet bëhen nga të gjitha anët e pjesët e trupit, duke u kthyer kështu në një kukull Barbie plastike pa asnjë lloj mimike në fytyrë apo shprehjeje që të të identifikojë nga të tjerët.

Alketa

Të plotë lajmin e gjeni në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/07/04/dashur-kirurg-plastik-vip-qe-kane-ndryshuar-rrenjesisht/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb