Me Lautaro Martinez që ka bërë gati valixhet për t’u transferuar te Barcelona, Inter ka gati zëvendësuesin e tij. Klubi zikaltër nuk heq dorë nga “dashuria” për argjentinasit duke u afruar me një tjetër talent. Bëhet fjalë për Adolfo Gaich, sulmuesin 21-vjeçar që luan me San Lorenzo dhe pjesë e kombëtareve të moshave. Konfirmimi vjen nga menaxheri i klubit argjentinas. “Duam ta shesim në këtë sesion të merkatos. Presidenti ka një raport të shkëlqyer me Zanetti dhe futbollisti është gati për kampionatin italian”, ka thënë ai.

Inter dhe San Lorenzo janë shumë pranë marrëveshjes, kjo edhe për shkak të klauzolës së Gaich, që mund të largohet nga Argjentina për vetëm 15 milion dollarë. Ky do të ishte një “biznes” I mirë për klubin zikaltër, që pret të arkëtojë nga shitja e Lautaro Martinez një shifër gati 10 herë më të lartë. Prej ditësh në Spanjë janë të sigurt se sulmuesi i ka rënë dakord me katalunjasit dhe se pret vetëm marrëveshjen mes dy klubeve që duhet të mbyllet për 110 milion euro, aq sa parashikohet edhe në klauzolën e kontratës së tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb