VLORË

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një 61-vjeçar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se P.Ç 61 vjeç duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motorri e si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Ç., 61 vjeç banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën Novoselë-Akërni, pasi duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motorri e si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb