Një 52-vjeçar ka rënë në pranga, pasi teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 4 automjete të tjera që ishin të parkuara.

Ngjarja ndodhi në Sarandë, pranë rrugës së spitalit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.M.

Nga përplasja fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb