GJIROKASTËR

Një 44-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi i dehur në timon kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjet.

Ky person, nuk iu bind as urdhërit të Policisë në lagjen “Granicë” të Gjirokastrës. Ai u kap dhe u prangosur nga uniformat blu.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Gjirokastër.
Kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 44-vjeçari.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi J. H. në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, duket drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitokastët për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb