TIRANE- Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë masash për ndalimin dhe gjobitjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve që janë nën ndikimin e alkoolit. Ndaj edhe sot përgjatë natës, policia ka qenë në terren për kapjen e rasteve të tilla, për të shmangur kështu rreziqet e aksidenteve.

Aksionet janë shtrirë përgjatë disa rrugëve në kryeqytet, ndërsa disa shoferë janë gjobitur me masa administrative. Mes këtyre rasteve flagrante është dhe ai i një 27-vjeçari me inicialet XH.L., i cili u kap në gjendje të dehur në timon, ndërsa nuk kishte edhe patentë pasi i ishte bllokuar dy muaj më parë për të njëjtën shkelje. Po ashtu i riu, që u kap tek diga e Liqenit, tentoi që të mashtronte policinë, pasi u dha një leje tjetër drejtimi, të një tjetër personi.

AKSIONI I PARË
Ne zonen e Saukut dhe tek Stadiumi “Qemal Stafa” me Policine Rrugore te Tiranes, gjate kontrollit u verifikuan se drejtonin mjetin pas perdorimit te pijeve alkolike sic vijojne me poshte:
Shtetasi me iniciale P.V vjec 27 i cili drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.89 mg/l testi i dyte 0.72 mg/l

Shtetasi me iniciale L.L vjec 22 i cili drejtonte mjetin nen ndikimin e alkolit ne masen testi i pare 0.39 mg/l testi i dyte 0.42 mg/l.
Shtetasi me iniciale B.D vjec 27 i cili drejtonte mjetin nen ndikimin e alkolit ne masen testi i pare 0.25 mg/l testi i dyte 0.26 mg/l.
Shtetasi me iniciale A.K vjec 20 i cili drejtonte mjetin nen ndikimin e alkolit ne masen testi i pare 0.25 mg/l testi i dyte 0.40 mg/l.

Shtetasi me iniciale D.K vjec 37 i cili drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.52 mg/l testi i dyte 0.51 mg/l

AKSIONI I DYTË
Tek stacioni i trenit drejtuesi i mjetit me iniciale A.J vjec 27 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.76 mg/l testi i dyte 0.75 si dhe rezultoi se lejen e drejtimit ky shtetas e kishte te pezulluar per nje periudhe 6 mujore sepse ishte konstatuar ne shkurt te ketij viti nen efektin e alkoolit.

AKSIONI I TRETË
Vazhdon monitorimi dhe kontrolli i territorit me Policine Rrugore te Tiranes, nderkohe tek diga e liqenit drejtuesi i mjetit me targa te huaja shtetasi me iniciale XH.L vjec 27 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.69 mg/l testi i dyte 0.70 mg/l si dhe paraqiti te dhena te rreme dhe leje drejtimi te nje shtetasi tjeter pasi leja e drejtimit i ishte pezulluar pikerisht per drejtim mjeti nen ndikimin e alkolit dy muaj me pare.

Gjithashtu gjate kontrolleve kane rezultuar edhe drejtues mjeti nen ndikimin e alkolit ne masen 0.28 mg/l dhe nivele te tjera qe variojne deri ne masen 0.44 mg/l
Pavarsisht kontrolleve sistematike nga policia rrugore, perseri evidentohen nivele perqendrimi alkoli te larta perseritese dhe njekohesisht te rrezikshme per sigurine rrugore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb