FIER

Arrestohet autori i aksidentit mbrëmjen e së hën në Fier. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili goditi me mjetin e tij shtyllën e semaforit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 34 vjeç, banues në Fier pasi në vendin e quajtur “Shesh Turizmi”, Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Alfa Romeo” ka goditur shtyllën e semaforit e cila është rrëzuar dha ka goditur lehtë në këmbë shtetasin K. L., i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb