VLORË-Dy persona kanë rënë në pranga pasi njëri prej tyre drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa bashkë kundërshtuan punonjësin e policisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Denis Zeneli, 31 vjeç, banues në Vlorë, (nën efektin e pijeve alkoolike) dhe Kiço Zeka, 35 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Drejton mjetin nën efektin e pijeve alkoolike si dhe kundërshton punonjësit e policisë së bashku me shokun pasagjer, arrestohen nga Policia!
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Denis Zeneli, 31 vjeç, banues në Vlorë, (nën efektin e pijeve alkoolike),
Kiço Zeka, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi Denis Zeneli, nga kontrolli i ushtruar prej shërbimeve policore më aparatin Drager, ka rezultuar se drejtonte mjetin tip “Audi”, nën efektin e pijeve alkoolike.

Si dhe sëbashku me shtetasin pasagjer Kiço Zeka, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të ushtruar detyrën e tyre.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ dhe ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim’, të parashikuar nga nenet 291 dhe 236/2 e 25 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: