Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Volos, ku protagonist është bërë një shqiptar. Mediat greke raportojnë se një shofer kamioni 45-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka bërë manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke shkaktuar terror tek këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Sipas informacioneve, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe fatkeqësisht ka rënë në një bllok trafiku.

I dehuri nuk ka pranuar kontrollin e policisë, ndërsa ka kundërshtuar urdhrin për të bërë testin e alkoolit.
Tashmë ai ndodhet pas hekurave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb