Një konflikt ka ndodhur këtë pasdite në një familje në Korçë, ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një 44-vjeçar.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur brenda qytetit, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se 44-vjeçari, i cili ka qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar me familjarët për motive banale dhe më pas është dëmtuar me mjet prerës në bark.

Sipas burimeve spitalore, 44-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi R. Xh., rreth 44 vjeç, banues në Korçë, i cili në gjendje të dehur, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetëplagosur, me mjet të mprehtë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb