Presidenti Ilir Meta pasi i dekretoi 12 rektorët e rinj me anë të një statusi në FB u ka kërkuar atyre që të angazhohen për të forcuar autoritetin dhe autonominë e Universiteteve.

Meta thotë se detyrë parësore mbetet për të transformuar universitetet në qendra më aktive shkencore. Ai kërkon që universitetet shqiptare të konkurrojnë në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, si në institucionet publike ashtu dhe në ato private.

 

STATUSI NGA ILIR META

Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoja dekretet e emërimit Rektorëve të rinj të Universiteteve Publike të vendit tonë.
Mbetet detyrë parësore e tyre për t’i transformuar Universitetet tona në qendra më aktive shkencore për të konkuruar në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, në institucionet publike dhe sipërmarrjet private.

Kërkohet angazhimi dhe vendosmëri për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e Universitetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb