Theo Hernandez vijon të jetë i dëmtuar. Kuqezinjtë synojnë që të kenë lojtarin në dispozicion në ditët në vijim, në mënyrë që të ftohet nga trajneri Pioli për ndeshjen e fundjavës me Juventusin.

Mbrojtësi ka punuar i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës ditën e djeshme. Në bazë të parashikimeve, Theo ka gjasë të kthehet mes të enjtes dhe të premtes me grupin. 24 vjeçari është pjesë e rëndësishme e skemave të Piolit dhe pritet t’i japë një “dorë” skuadrës për të arritur objektivat e sezonit.

Milan synon që të fitojë përsëri titullin kampion në Itali, ndërsa në Champions League do tentohet të shkohet sa më larg të jetë e mundur.

Yyyy
Yyyy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: