Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mané, u rikthye sot në stërvitje pas një periudhe të gjatë rikuperimi. Një dëmtim në këmbën e djathtë në fillim të nëntorit e detyroi atë të tërhiqej nga të luajturit në Kupën e Botës në Katar.

Në një video të postuar në faqen e klubit në Twitter, Mané u shfaq në fushën me dëborë në terrenin stërvitor të bavarezëve, duke u thënë kamerave: “Hej, është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehesh pas një pushimi të gjatë”. Trajneri i Bayern-it, Julian Nagelsmann shpreson se ylli skuadrës do të luajë për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-tave të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain më 8 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: