TIRANË

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt, që të marrë pjesë në varrimin e babait, që ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Murataj ndodhej në burg, i dënuar 16 vjet heqje lirie, për grabitjen e bujshme të Rinasit, ku u vodhën 2 milionë euro. Një ditë më parë, te “Burgjet” është dorëzuar një kërkesë nga familjarët, që të “lihet i lirë” Aleksandër Murataj, për të marrë pjesë na varrimin e të atit, në Tropojë.

Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit, (vëllait të vrarë në grabitjen e Rinasit) dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb