DURRES-Policia në Portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg e 11 muaj burg nga Gjykata e Napolit në Itali për disa vepra penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Ermal (Alberto)Daci 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni “, ”Rrëmbim personi” dhe ”Marrëdhënie seksuale me dhunë” parashikuar në nenet 61, 110 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)