Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Hair Breshanaj, i cili ishte dënuar me 20 vite për vrasje në vitin 1998. 62-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, pasi më datë 24 nëntor të vitit 1998, në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin Nustret Nanaj.

BalkanWeb mëson se Breshanaj kishte diku te 15 vite që rrinte i fshehur në banesën e tij në fshatin Vrinë në Sarandë, ndërsa rrinte i fshehur. Po ashtu mësohet se ai herë pas here ikte në Greqi nga mali, ndërsa ka një djalë dhe një vajzë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb