Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ish-bodigardi i Berishës, Haxhia, kundërshton vendimin e tetorit të vitit të kaluar të gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg. Kujtojmë se në shkurt të vitit 2021 ishte Gjykata e Shkallës së parë që dha këtë vendim pasi ky Haxhia kërkoi rihapjen e dosjes së cilësuar si “Vrasja e shekullit”.

Haxhia u ekstraduar në Shqipëri nga Turqia, pasi ishte arrestuar atje prej vitit 2006 ndërsa më herët ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg. Ndërkohë, Gjykata e Lartë ende nuk e ka caktuar datën kur pritet të shqyrtojë rekursin në dhomë këshillimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: