Ish -producenti i filmit hollivudian, Harvey Weinstein është akuzuar se ka sulmuar një grua  rreth të pesëdhjetave, në Londër. Ngjarje e ndodhur në vitin 1996.

Pas një shqyrtimi të provave të mbledhura nga policia, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës autorizoi oficerët të akuzonin Weinstein për dy sulme. 

Akuzat ende nuk janë bërë zyrtarisht.

Weinstein, 70 vjeç i njohur për prodhimin e filmave të tillë si Pulp Fiction dhe Shakespeare in Love , po vuan një dënim me 23 vjet burg në SHBA pasi shumë gra ngritën akuza për sulme seksuale, përfshirë përdhunimin.

Ai është në një burg në Kaliforni në pritje të një gjyqi tjetër për sulme seksuale të dyshuara ndaj pesë grave, të cilat ai i ka mohuar.

Policia Metropolitane mund ta akuzojë atë nëse ai do të kthehej në MB përmes procedurave të ekstradimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb